Fotografia që tregon efektin që në një market ka shkaktuar taksa ndaj Serbisë

Kosova

Fotografia që tregon efektin që në një market ka shkaktuar taksa ndaj Serbisë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:53
Pamje nga marketet

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Qeveria e mori këtë vendim si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, për shkak të propagandës së vazhdueshme kundër Kosovës. Që nga 21 nëntori i vitit 2018 e deri më sot është folur për efektet që ka pasur ky vendim.

Media ka siguruar disa fotografi që tregojnë se si një market janë zbrazur të gjithë raftet, ku ishin të ekspozuara mallrat serbe.

Kjo foto tregon efektin që në një market ka shkaktuar taksa ndaj Serbisë. Mirëpo, aty nuk dihet saktë a janë shitur këto produkte dhe se nuk është furnizuar më marketi, apo u ka skaduar afati produkteve serbe.

Por, ky rast duket se është i vetmi që ka ndodhur deri më  tash, pasi edhe pas vendosjes së taksës shumica e marketeve në Kosovë po vazhdojnë të jenë të mbushura përplot më produkte serbe.

Që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe është bllokuar edhe dialogu Kosovë-Serbi, pasi që pala serbe po e kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen ose pezullimin e taksës.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, RamushHaradinaj, po vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia e Bonja të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë ShBA ka thënë se nuk shohin ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe.

Kurse Bashkimi Evropian e ka cilësuar vendimin e Kosovës, për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj produkteve serbe, si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s.

Kujtomë se Kosova nga Serbia brenda një viti importon mallra në vlerë prej rreth 500 milionë euro, por eksporton vetëm rreth 40 milionë euro për në Serbi.

Kosova ka vendosur taksën prej 10 për qind më 6 nëntor për mallrat nga Serbia dhe më pas e ka rritur atë më 21 nëntor në 100 për qind.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur disa herë se taksa do të hiqet në momentin kur Serbia të njohë shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat