Mishi i prishur në Pejë, ngritët aktakuzë për 4 persona

Kosova

Mishi i prishur në Pejë, ngritët aktakuzë për 4 persona

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:57
Mishi i prishur

Prokuroria Themelore e Pejës, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., me datë 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni, në atë mënyrë pasi që i pandehuri M.B., nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës, i njëjti me ndihmën e të pandehurit J.B., e thërret në telefon të pandehurin S.Sh., të cilit i ofron shitjen e lopës se sëmurë në shumën prej 400 eurove, e ku me pas të pandehurit  S.Sh. dhe R.Sh., shkojnë me veturë në stallën e të pandehurit M.B., e  pas arritjes se marrëveshjes, i pandehuri S.Sh. e blen lopën e sëmurë dhe të njëjtën me pas e prenë, ndërsa me veturën e të pandehurit R.Sh. e dërgojnë mishin  në punëtorinë e të pandehurit S.Sh., derisa inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  pas konstatimit të  gjendjen faktike të mishtit të sëmurë, urdhërojnë konfiskimin dhe asgjësimin e tij, në sasi prej 1.089 (njëmijetetëdhjetenëntë) kilogram mish, i cili mish ishte i destinuar për konsumim publik. 

Me këto veprime thotë prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila ju vihet në barrë”, theksohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat