Veseli: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kosova

Veseli: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:48
Ilir Bytyqi dhe Kadri Veseli

Drejtësia duhet dhe do të vendoset në vend për vrasjen e Vëllezërve Bytyçi - Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas një takimi që ka zhvilluar me vëllain e heronjve Bytyqi, Ilir Bytyqin.

“Sot takova vëllain e tyre, Ilirin, të cilit i ofrova gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat