Zyrëtarët amerikanë në Prishtinë për të forcuar mbështetjen e SHBA-ve

Kosova

Zyrëtarët amerikanë në Prishtinë për të forcuar mbështetjen e SHBA-ve

Nga: K.M Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Halil Matoshi

Lidhje me një vizit që sot pritet të ndodhë në Prishtinë nga një delegacion i lartë amerikan,e që dyshohet se po vjnë për ti bërë presion qeverisë Haradinaj për heqjen e taksës, për “Bota Sot” është prononcuar këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi. Ai ka thënë se kjo vizitë është veq një vazhdimsi e fuqishme e mbështetjes së SHBA-ve. Ai ka thënë se tashmë të gjithë e dinë pozicionin e kryeministrit Haradinaj në lidhje me taksën.

“Arsyeja e ardhjës së zyrtarëve të lartë amerikanë është vazhdimësi e mbështetjes së fuqishme të ShBA-së për Kosovën dhe diskutimi i të gjitha çështjeve të interesit të përbashkët. Pozicioni i Kryemijistrit Haradinaj për taksën është publik dhe i ditur”, ka thënë Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat