Gjyqtarët e departamenteve administrative kundërshtojnë Projektligjin për Konfliktin Administrativ

Kosova

Gjyqtarët e departamenteve administrative kundërshtojnë Projektligjin për Konfliktin Administrativ

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media, thotë se Departamenti Administrativ i Gjykatës së Apelit, dëshiron të njoftoj opinion publik se sot, nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike, është duke u zhvilluar një takim publik, për të diskutuar lidhur më Projektligjin për Konflikt Administrativ.

Të gjithë gjyqtarët e departamentit administrativ nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe kryetari i Gjykatës së Apelit  Hasan Shala, e kanë lëshuar takimin.

“Kjo për faktin se sponzorizuesit e këtij projektligji, nuk kanë marrë asnjëherë parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e gjyqtarëve, Hasan Shala dhe Delushe Halimi, të  cilët kanë qenë edhe anëtarë te grupit punues, e të cilët janë tërhequr për këto arsye”, theksohet në komunikatë.

Gjyqtarët theksojnë se si rrjedhojë, projektligji aktual nuk i plotëson as kushtet minimale që duhet të përmbaj një ligj, pasi që përmban shumë anomali ligjore, shprehje jo adekuate, është në disharmoni më legjislacionin pozitiv, më praktiken gjyqësore dhe nevojat juridike.

“Si profesionist të kësaj lëmie kërkojmë nga kompetentet, që të formohet një grup i ri punues, i përbërë nga gjyqtarët administrativ, të cilët janë edhe të thirrur për zbatimin e këtij ligji dhe ky dokument të  hartohet nga fillimi”, theksohet tutje në komunikatë.

Me bindjen e plotë se vërejtjet dhe sugjerimet tona do të merren parasysh,  shprehim edhe njëherë përkushtimin, për ta dhënë kontributin tonë maksimal në shërbim të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat