250 euro për nënat që lindin në Suharekë

Kosova

250 euro për nënat që lindin në Suharekë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Bali Muharremaj

Në Suharekë është miratuar vendimi për nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në ku për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare. Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook, përcjellë "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Dua t’i falenderoj asambleistët që e votuan dhe e mbështetën inisiativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.

Me respekt 
Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat