Franca do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Kosova

Franca do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:41
Pamje nga takimi

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një takimi me ministren e sapoemëruar të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e vendit të tij në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare.

Ministrja Zhiviq me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti. 

Ndërsa, diplomati francez konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat