Gruda: Pala e Kosovës është e paprecedent

Kosova

Gruda: Pala e Kosovës është e paprecedent

Nga: Bota Sot Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Prof.Dr.Zejnullah Gruda

Sot organizata Studim Kritikë Veprim, ka organizuar një ligjëratë me Prof.Dr.Zejnullah Gruda, duke trajtuar çështjen e dialogut Kosovë-Serbi me çrast u theksua me shqetësim të madh i tërë procesi i negociatave e në veçanti ky i fundit duke ritheksuar faktin se Kosova nga pala përfaqësuese e saj po favorizon vazhdimisht Serbinë në dëme të pa rikuperueshme për Kosovën.

Profesor Gruda, ka shpjeguar shumë qartë edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare mes shteteve të ndryshme duke e vë në pah faktin se pala e Kosovës është e paprecedent në koncesionet e dëmshme që po i bëhen vendit që nga paslufta.

Të pranishëm në sallë ishin rreth 150 studentët disa nga të cilët po ashtu diskutuan dhe shprehen përmes pyetjeve dhe komenteve shqetësim të madh lidhur me gjendjen në të cilën gjendemi, duke u përpjekë që të japin edhe propozime se si të arrihet të dilet nga kjo situatë.

SKV do të vazhdoj edhe më tej të organizoj të tilla aktivitet duke marrë parasyshë edhe interesimin e madh të studentëve për aktivitete të tilla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat