Ekspertet e sigurisë flasin nëse mund te parandalohen vrasjet me paramendim

Kosova

Ekspertet e sigurisë flasin nëse mund te parandalohen vrasjet me paramendim

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 23:10
Ilustrim

Për vetëm një javë në Kosovë kanë ndodhur dy vra,sje të  rënda të cilat kanë tronditur gjithë qytetarët. Me 20 shkurt 2019, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj më mes të ditës u vra M.A 25 vjeçar. Kjo vra,sje dyshohet të ketë ndodhur për motive të hakmarrjes.

Një javë më pas, 27 shkurt 2019, në Prishtinë u vra edhe viktima me inicialet  A.J.  Ai dyshohet se është vra,rë pas një konflikti që kishte pasur me familjarët e bashkëshortes së tij.

Rreth kësaj dukurie shumë shqetësuese për shoqërinë, anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Fatmir Xhelili, si dhe njohësi i sigurisë Avni Islami. Ata kanë treguar nëse mund të bëhet më shumë nga organet e sigurisë për parandalimin e vra,sjeve me paramendim, të cilat në Kosovë kryesisht janë motive gjakmarrjes apo konflikte të ndryshme familjare, në të shumtën e rasteve janë te njohura për policinë.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Fatmir Xhelili (PDK), tha për “Gazeta Blic”, se për momentin nuk kanë ndonjë strategji për parandalimin e vrasjeve, sepse sipas tij, në Kosovë ka kohë që nuk kanë ndodhur vrasje me motive të gjakmarrjes, që nga vitet e 90-ta nga vendimi për faljen e gjaqeve.

“Momentalisht nuk ka ndonjë strategji për parandalimin e vrasjeve, sepse nuk kanë qenë dukuri, tash janë duke u paraqitur si fenomene. Esenciale është që të zbatohet ligji, sepse sa më shpejt që të zbatohen vendimet gjyqësore dhe të realizohen gjyqet për ata që ngritët padi, aq më efikase do të jetë që të mos vihet deri të këto dukuri, pra kjo është masë parandaluese. Sa më shumë që vonohet realizimi i gjykimeve ndaj të akuzuarve dhe sa më shumë të zgjasin proceset gjyqësore qytetari mendon se është i paprekshëm dhe mund të bëjë veprime jo ligjore, siç janë vra,sjet. Ka shumë kohë që nuk kanë ndodhur vra,sje për arsye të gjakmarrjes, që nga vendimet për faljen e gjaqeve të viteve 90-ta. ”, tha ai.

Xhelili, thotë që qytetarët e Kosovës janë të vetëdijesuar se fenomeni i gjakmarrjes nuk është veprim i duhur.

“Qytetarët janë të vetëdijesuar për fenomenin e gjakmarrjes që nuk është veprim i arsyeshëm. Dhe u janë përshtatur ligjeve dhe institucioneve demokratike, që këto institucione duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj personave keqbërës”.

Xhelili në fund, shprehu shqetësimin e tij për dy vra,sjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, njëra në Ferizaj dhe tjetra në Prishtinë.

“Mua personalisht më kanë shokuar rastet e vra,sjeve në Ferizaj dhe në Prishtinë. Nëse vazhdon fenomeni i gjakmarrjes të zhvillohet dhe të merr përmasa me të gjera, atëherë ka metoda dhe mekanizma se si shteti duhet vepruar, por unë nuk besoj që qytetarët e Kosovës i kthehen prapë vendimeve të gjakmarrjes”.

Kurse, njohësi i çështjeve të Sigurisë në Kosovë, Avni Islami numëroi,  disa nga arsyet që po i shtyn qytetarët të kryejnë vra,sje. Ai, përmendi papunësinë si një ndër problemet kyçe të shoqërisë kosovare që ndikojnë që të rinjtë të bëjnë veprime të kundër ligjshme.

“Si shoqëri në përgjithësi jemi duke kaluar në një gjendje të rëndë ekonomike sociale, duke pasur gjithë këto probleme, mos zgjidhja e shumë çështjeve delikate duke filluar prej statutit me Serbinë, pastaj me mos-funksionimin e shumë hallkave zingjiror  dhe institucioneve shtetërore, ngecja e tyre në arritje e objektivave. Si ministria e pushteti lokal dhe duke pasur parasysh gjendjen e papunësisë së madhe. Thjesht qytetari i Kosovës ndihet pa perspektivë dhe të gjitha këto ndikojnë në psikologjinë e qytetarit dhe vijnë deri të deformimi i mendimit pozitiv. Po të ishin të rinjët tanë të punësuar nuk do të kishin kohë te mendonin për hakmarrje”, thotë Islami.

Islami thotë që institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për të rinjtë e Kosovës, dhe të fillojnë nga zbutja e papunësisë. Sipas tij, vetëm kështu mund të parandalohen vrasjet.

“Institucionet e Kosovës duhet urgjentisht të fillojnë me projekte për zbutjen e papunësisë. Pastaj një arsim siç duhet për të rinjtë tanë, dhe po ashtu shëndetësia të jetë në nivel. Sepse këto ndikojnë drejtpërdrejtë tek shoqëria dhe tek individi që të mos merren me vra,sje për gjakmarrje apo motive tjera të ulëta”, shton më tej ai.

Gjithashtu, Islami thotë që edhe shoqëria duhet t’i bëjë presion më shumë institucioneve për zbutjen e papunësisë, sepse siç thotë ai nëse nuk ndodhë kjo, atëherë vra,sjet do të kalojnë në rutinë.

“Institucionet duhet të punojnë në zhvillim ekonomik dhe në edukim të shoqërisë dhe të jenë të vetëdijshëm që vra,sjet nuk çojnë askund. Dhe, që po e vrave dikë do të jesh i vra,rë edhe ti. Shoqëria duhet t’i bëjë presion institucioneve që të bëhet me tepër për zbutjen e papunësisë, dhe një arsim të shëndoshë sepse nëse nuk merren masa radikale do të ndodhin vra,sje të tilla dhe do të kalojnë në rutinë”, përfundoi ai.

Ndërsa dy vitet që kemi lënë pas, 2017 dhe 2018 kanë ndodhur gjithsej 52 vra,sje në gjithë territorin e Kosovës. Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisës së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në vitin 2017 kanë ndodhur 27 raste, ndërsa në vitin 2018 ishin 32 raste”, konfirmoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat