Projekti për autostradën Kijevë – Zahaq gati për implementim

Kosova

Projekti për autostradën Kijevë – Zahaq gati për implementim

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:00
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten njoftoi për përfundimin e projektit final të autostradës Kijevë- Zahaq, ndërsa punët në terren pritet të fillojnë brenda dy muajsh.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten njoftoi për përfundimin e projektit final të autostradës Kijevë- Zahaq, ndërsa punët në terren pritet të fillojnë brenda dy muajsh.

Me këtë rast, ministri Lekaj tha se brenda dy ditësh do të hapet edhe tenderi për përzgjedhjen e punëkryesit e saj.

Në këtë paraqitje për medie, sekretari permanent të MIT, Betim Reçica, njësitet mbikëqyrëse dhe ai i konsulencës se Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhanë edhe detajet e projektit.

Punët në autostradën rreth 32 kilometrash do të kryhen të ndara në 3 lote dhe ajo do të përmbajë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane.

Kosto e saj është rreth 238 milionë euro dhe mjetet për realizimin e saj janë siguruar me kredinë e BERZH-it.

Projekti do të përfundojë për 36 muaj, por kjo varet nga plani dinamik që do të paraqesë kompania për kryerjen e punimeve pas përzgjedhjes në procedurat tenderuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat