Nënshkruhet marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve

Kosova

Nënshkruhet marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:38
Nënshkruhet marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “World Vision” nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, njofton komunikata për media nga MPMS.

Marrëveshja që u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skënder Reçica dhe Drejtoresha Kombëtare e “World Vision”, Eljona Elmazi ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për grupet e cenueshme në nevojë, me theks të veçantë personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me nevojë për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.

Ministri Reçica e falënderoi Elmazin për mbështetjen që organizata po i jep MPMS-së duke thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë për avancim të shërbimeve sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, sidomos nga të gjitha format e dhunës si dhe punëve të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat