Konjufca flet për shëndetin e Kurtit: I duhen edhe disa ditë pushim

Kosova

Konjufca flet për shëndetin e Kurtit: I duhen edhe disa ditë pushim

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:48
Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur në Rubikonsë për gjendjen shëndetësore të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Kurti, që ishte shtrirë në spital për shkak të gripit, sipas Konjufcës, tash është në gjendje më të mirë.

“Sot u përmirësua gjendja e tij dukshëm, aq sa për ta lëshuar spitali. Ajo çka ka pas është një infektim në mushkëri, një baktere. Ajo baktere është izoluar dhe duhet të trajtohet ngadalë. Atij tash i duhet një pushim disaditorë dhe duhet të jetë i izoluar disa ditë. Besoj pas pak ditësh do të jetë në gjendje t’i kthehet jetës politike. Tash mjekët konkludojnë që Albini ka kaluar rrezikun për eskalim të gjendjes shëndetësore të tij. Tash trajtimin do ta marrë nga shtëpia, nga vendi ku banon”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat