Limaj thotë se taksa nuk hiqet vetvetiu, Serbia t’i përmbushë kushtet për ta hequr

Kosova

Limaj thotë se taksa nuk hiqet vetvetiu, Serbia t’i përmbushë kushtet për ta hequr

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se qëndrimi i tij është negocimi i taksës. Ai ka thënë se taksa nuk hiqet vetvetiu për sa kohë që nuk pushojnë arsyet që kanë çuar në vendosjen e taksës.

Limaj në Zona e Debatit ka ndarë pjesë edhe nga takimi i sotëm që kanë pasur si delegacion me zyrtarët e lartë të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së që po qëndrojnë në Kosovë.

“Sot ju kemi thënë se taksa vetvetiu nuk hiqet. Serbia duhet të plotësojë kërkesa deri te heqja. Ata thanë, në rregull. ‘Çfarë ne duhet ne t’i kërkojmë Serbisë që të hiqet taksa’, thanë. Janë të gatshëm që të negociojnë që edhe pala serbe të bëjë lëshime. Ajo që na u tha edhe sot: çfarë kërkoni ju që të hiqet taksa?”.

“Ne kemi shumë kërkesa, Serbia të ndalë veprimet e veta agresive, qarkullimi i lirë, tabelat. Sot u bisedua edhe largimi i trupave serbe nga kufiri me Kosovën. Na thanë ‘Nuk po kërkojmë ta largoni taksën, por që Kosova t’i vë kërkesat e veta’. Kemi thënë se nuk është i mirë kushtëzimi. Përdorja e taksës si kusht është shembull i keq nga ana e Serbisë”, ka thënë Limaj.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka bërë thirrje që Kosova të dalë unike në këtë proces.

“Si partner të koalicionit duhet në mënyre të permanente siç po e trajtojmë cili është interesi i vendit me tejkalu situatën. Kemi këndvështrime të ndryshme. Pozicioni im është të negociohet taksa. Serbia t’i heq arsyet pse e ka vendos taksën”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, Limaj ka treguar se në takimin me përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve ka thënë se prej vitit 2010 asnjë lajm i mirë Kosovës nuk i ka ardhur.

“Vendi është i izoluar për 7 vite dialog veç Serbia ka përfitu. I kam thënë në Kosovë ka pasur UNMIK, EULEX dhe tash Gjykatë Speciale. Njerëzit janë të frustruar. Taksa është i vetmi vendim që ka marrë shteti i Kosovës”, ka theksuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat