Mirena: Tema e taksës i konvenon Qeverisë sepse të gjithë merren me të, e jo me probleme të tjera

Kosova

Mirena: Tema e taksës i konvenon Qeverisë sepse të gjithë merren me të, e jo me probleme të tjera

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:04
Ilir Mirena

Analisti Ilir Mirena sonte duke folur në Zona B për taksën dhe presionin e SHBA’së ndaj Kosovës për shfuqizimin e kësaj mase, ka thënë se raportet me vendin mik kurrë s’do të jenë si më parë.

‘’Taksa përpos dëmeve që ia ka bërë Kosovës,  ka sjellur edhe prishjen e raporteve të cilat s’do të jenë kurrë siç kanë qenë. Dëme ka sjellur edhe në politikën e brendshme. Ka 20 vite që ka përfundu lufta dhe ne po merremi me tema të njejta. Po lihet anash keqqeverisja, kontratat, nepotizmi, shfrytëzimi i rezervave, e shumë tema tjera.  Po heshtet, kurse në shoqëri po flitet veç për taksën e dialogun. Kjo është tragjike. Për Qeverinë është mirë sepse askush nuk po merret me problemet në vend’’, ka thënë Mirena.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Kosovë, një delegacion amerikan i kryesuar nga John Earth dhe Brad Berkley, kanë paralajmëruar si sanksion të radhës  për mos heqjen e taksës, edhe tërheqjen e trupave të tyre nga baza e Bondstilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat