Daut Hardinaj rizgjedhet kryetar i degës në Deçan

Kosova

Daut Hardinaj rizgjedhet kryetar i degës në Deçan

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:07
Daut Hardinaj rizgjedhet kryetar i degës në Deçan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan ka mbajtur kuvendin e VIII-të zgjedhor për t’i zgjedhur strukturat e reja partiake.

Me këtë rast, roli i AKK-së në këtë komunë u vlerësua lart nga gjithë të pranishmit.

Kryetari i AKK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sukseset dhe të arriturat e Deçanit janë pasqyra më e mirë për punën e kryetarit të tanishëm dhe kryetarëve të tjerë nga kjo parti.

Sipas tij, Deçani duhet të mburret sepse ka kontribuar për të drejtën e kombit.

Haradinaj: Deçani mund të mburret

“Deçani mund të mburret, mund të thotë që kam punuar për të drejtën e kombit tim, vendit tim. Jo vetëm kaq, Deçani ka të drejt me thënë po ashtu që prej meje i ka ardhë e mira e familjes së popujve të lirë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i renditi të arriturat që komuna që ai udhëheq i ka arritur.

Të gjitha këto sipas tij janë arritur falë bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithëve, e veçmas kryetarit të degës, Daut Haradinaj.

Ai u shpreh falënderues dhe ndaj kryetarit të qeverisë, Ramush Haradinaj që sipas tij përmes projekteve po bën që Deçani të duket ndryshe.

Ramosaj: Kryetari i degës ka instaluar një klime bashkëpunimi

“Sukseset e vitit 2017 na kanë vërë krenar kjo është arritur pikë së pari, sepse kryetari i kësaj dege  ka instaluar  brenda një klimë bashkëpunimi më të mirën të mundshme duke na bërë të gjithëve të ndihemi më konpetent dhe përkushtuar”, tha kryetari i Deçanit.

Kryetari i rizgjedhur i degës në Deçan, deputeti Daut Hardinaj tha se ndihet krenar për punën që e kanë bërë në këto vite dhe se suksesi është i përbashkët i të gjithëve.

Haradinaj: Kam pas nderin me punuar në degën e Aleancës

“Unë kam pas nderin me punu për këto tre vite e gjysmë në degën e Aleancës dhe është e vërtetë që suksesi i përbashkët e kemi arritur, sot udhëheqë qeveria, udhëheq Bashkim Ramosaj në komunë. Po në të njejtën kohë gjithë kandidatët për deputetë nga Deçani janë zgjedhur”, deklaroi Daut Haradinaj.

Mandati i strukturave të reja të degës në Deçan është tre vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat