Hetim për policët invalidë të luftës

Kosova

Hetim për policët invalidë të luftës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:54
Policia e Kosovës

Me kërkesë të IPK-së hetohen 148 policë invalidë të luftës të cilët kryejnë kontrollat mjekësore

Ishin pjesë të luftës për çlirim.

Si luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata luftuan që Kosova të jetë e lirë.

E pas përfundimit të luftës, disa prej tyre u angazhuan edhe më tutje për sigurinë e popullit.

Numër i madh i tyre pas çlirimit vepruan në kuadër të Policisë së Kosovës.

Dy dekada më vonë, për 148 pjesëtarë të Policisë që njëkohësisht janë edhe invalid lufte, u kërkua të hetohen.

Këtë e konfirmon edhe kreu i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Një numër i madh nga 148 kanë qenë me invaliditet të lartë, dhe për shkak të rrezikut për organizatën IPK ka kërkuar që të suspendohen..”, thotë ai për T7.

Ashtu siç është kërkuar, 148 ish luftëtarët janë dërguar në kontrolle mjekësore.

“Menaxhmenti i policisë së Kosovës ka vendosur që të tërë… ekzaminimi ka dal që të gjithë këta janë shëndosh dhe mirë…”

E pas këtij procesi, të njëjtit po vazhdojnë të shërbejnë në këtë institucion.

“Janë në punë sepse nuk paraqesin asnjë rrezik”

Ndërkohë, Rexhep Selimi nga Komisioni Parlamentar për Siguri, thotë jo të gjithë ata që kanë plagë mund të jenë invalidë.

“Do shifra që po i dëgjoj janë alarmante, ky process duhet të rishikohet nëse ka të tillë, nuk janë ata përgjegjës, por Komisioni…”.

Në anën tjetër, goditje për luftëtarët e UÇK-së e quan këtë proces kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj.

“Ky proces është nis keq, ka shku keq, dhe ka përfundu keq…”.

Sipas Shurdhajt, të njëjtit kanë arritur shkallën e invalidetit prej 20%, prandaj edhe përfitojnë pension të invalidit.

Kurse, Inspektorati Policor i Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Televizionit në lidhje me këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat