Kërkohet një muaj paraburgim për personat që rihapën bastoren

Kosova

Kërkohet një muaj paraburgim për personat që rihapën bastoren

Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit A.D., F.B. dhe I.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.

“Më 2 mars 2019,  i dyshuari A.D., punëtor në bastoren ‘’Euro Loto’’, në Gjilan, duke zbatuar urdhrin e kundërligjshëm të menaxherit të tij, ka hequr dhe dëmtuar shiritët – shenjat zyrtare, të cilat ishin vendosur më 1 mars 2019, nga Adminitrata Tatimore e Kosovës, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë pa licencë, në atë mënyrë që pasi heq dryrin dhe dëmton shiritët zyrtar, hyn në lokal dhe zhvillon veprimtarinë e lojërave të fatit, pa përfillur ndalesën nga ATK-ja”.

“Ndërsa, të dyshuarit F.B. dhe I.G., njëri më 1 mars 2019, ndërsa tjetri me 2 mars 2019, në bastoren ‘’Eco Bet’’, në Gjilan, veprojnë në të njëjtën mënyrë, duke zbatuar urdhrin e kundërligjshëm të menaxherit të tyre”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori.

Prokuroria, sot ndaj tyre ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.

Të përfshirë në këtë rast janë edhe dy të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat