Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat do të jenë prezent gjatë kësaj jave, do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat