Tahiri: Do të gjobiten të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet

Kosova

Tahiri: Do të gjobiten të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:20
Adonis Tahiri

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës Adonis Tahiri ka thënë se do të dënohen të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet e tyre.

Këtë paralajmërim, Tahiri e bëri pas takimit që ai dhe Drejtori i Urbanizmit, Adrian Olluri patën me Shoqatën e Ndërtuesve të Prishtinës. Ai bëri të ditur se tema të diskutimit të sotëm kanë qenë inspektimi i objekteve pa leje.

 "Gjatë javës së kaluar ka filluar inspektimi i 13 lëndëve që kanë mbetur. Siguria në vendpunishte është çështja tjetër e rëndësishme. Sot veç e kemi pasur një rast që i është ndaluar puna dikujt, është gjobitur dhe është urdhëruar të rrethojë punishten. Ne paralajmërojmë që do të gjobiten të gjithë ata që nuk i sigurojnë punishtet", tha ai.

 Tahiri tha se për rastet ku nuk është bërë pranimi teknik do të përpilohen.

Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, tha se kanë kërkuar nga drejtori Adonis Tahiri që të vazhdojë punën me intensitet.

 "Nga drejtori morëm zotimin se do të intensifikohet puna në teren. Ne do të jemi shumë bashkëpunues në të mirën e qytetit", tha ai. Ai tha se me drejtorin e kaluar nuk kanë gjetur bashkëpunim, pasi nuk janë pajtuar në çështje të shumta. Ardian Olluri, tha se janë duke u bërë udhëzimet administrative për ligjin që ka hyrë në fuqi për objektet pa leje, për të rregulluar procedurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat