Hapet qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë - Bota Sot
Hapet qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë

Kosova

Hapet qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:11
Foto

Një qendër e re e inovacionit dhe ndërmarrësisë ka marrë jetë sot në Mitrovicë, ku do të ketë trajnime, laboratorë, investim, hulumtim e zhvillim për studentë, mësimdhënës, afaristë dhe gjithë të interesuarit të cilët kanë ide.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke përmendur inovacionin si perspektivë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre me orientim evropian, ka folur edhe për debatin mes politikanëve që po zhvillohet kohët e fundit.

Sipas tij, askujt nuk i duhet një debat i tillë i brendshëm, i cili siç u shpreh ai, po krijon shqetësime tek qytetarët.

Veseli: Kosova është e të gjithë neve

 

“Është inovacioni, është tregtia, është ekonomia e tregut e bazuar në sektorin privat. Kjo është perspektiva, është përgjegjësi e secilit që jeni në sallë studentë e profesorë. Kosova nuk është e askujt as më shumë as më pak, është e të gjithë neve ”, ka thënë Veseli.

Ai ka potencuar se qëllimi e të gjithëve është orientimi perëndimor i cili nuk lejon në asnjë mënyrë dhe nga askush të ketë përçarje dhe ndarje me SHBA-të.

Bedri Hamza, ministër i Financave, potencoi se qendra e inovacionit dhe ndërmarrësisë është një ngjarje e rëndësishme sepse të gjitha studimet e fundit kanë dëshmuar nevojën për një ndërlidhje të qëndrueshme mes universiteteve, arsimit dhe biznesit.

Hamza:Ka nevojë për një ndërlidhje në mes universiteteve dhe biznesit

 

“Janë tre arsye kryesore që më bëjnë sot të lumtur. E para jam në qytetin tim në mesin e njerëzve që i takoj çdo ditë të cilët i respektoj dhe më respektojnë. E dyta jam në një objekt të dijes, shkencës, të rëndësisë së veçantë… dhe e treta jemi këtu sot për një ngjarje shumë të rëndësishme, përkatësisht qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë…Të gjitha trendet, studimet, analizat e fundit dëshmojnë që ka nevojë për një ndërlidhje të qëndrueshme mes universiteteve, arsimit dhe biznesit”, theksoi Hamza.

Edhe Besim Beqaj, ministër i Inovacionit, ka bërë të ditur se qendra e inovacionit bën ndërlidhjen perfekte të njohurive, përvojës dhe sfidës për të ardhmen.

Beqaj: Qendra që bën ndërlidhjen e njohurive dhe sfidës për të ardhme

 

“Këtu jemi sot për ta promovuar qendrën e cila bën ndërlidhjen në mënyrë perfekte të njohurive, elanit, gatishmërisë, të përvojës dhe sfidës për të ardhmen dhe kjo është qendra për inovacion në Universitetin e Mitrovicës Isa Boletini”, sqaroi Beqaj.

Ndërkaq, rektori i universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, Alush Musaj, ka bërë të ditur se qendra inovative do të ndikojë në rritjen e punësimit për të gjithë.

“Sot jemi mbledhur për një ngjarje që do të ndikoj në rritjen e punësimit për studentë, mësimdhënës dhe njerëz të biznesit”, tha ai.

Në anën tjetër, vetë inovatori Shend Musliu, tha se faktori njeri dhe tërësia e burimeve  njerëzore më së miri bëjnë krijimin e qendrave të tilla innovative.

“Unë kam kaluar provimin në lëndën qeveria dhe universiteti. Shpresoj të kaloj provimin edhe në lëndën industria”, tha Musliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...