Pacolli takon homologun e tij maltez Abela

Kosova

Pacolli takon homologun e tij maltez Abela

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:41
Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij maltez, Carmelo Abela

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij maltez, Carmelo Abela.

Pas këtij takimi, Pacolli tha se Malta vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE.

“Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë. Jam i lumtur, që sot shkëmbyem notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy ministrive edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian, përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin, trajnimin e diplomatëve të rinj, aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj”, deklaroi Pacolli.

Kryediplomati kosovar njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes për eliminimin e taksave të dyfishta, që sipas tij, do të ndihmojë në shkëmbimet tregtare mes Kosovës e Maltës.

“Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që sot e finalizuam edhe marrëveshjen dypalëshe për eliminimin e taksave të dyfishta. Kjo marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës dhe ministria që e udhëheq do të bëjë të pamundurën në promovimin e shkëmbimeve me bizneset kosovare dhe agjencitë përkatëse shtetërore”, vijoi Pacolli. 

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, do të qëndrojë në Kosovë për vizitë disaditore me ftesë të Pacollit, ndërsa do të zhvillojë edhe takime me udhëheqësit e tjerë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat