Komuna e Gjakovës nderon dëshmorët e rënë për liri

Kosova

Komuna e Gjakovës nderon dëshmorët e rënë për liri

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:10
Gjakovë

Në nderim të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heronjve e dëshmorëve të atdheut, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te varrezat dhe memorialët e dëshmorëve në Gjakovë, Gllogjan, Shqiponjë, Koshare, Smolicë, Hereq, Rogovë, te Memoriali “Shokët e Lirisë”, te shtatorja e heroit Agron Rama.

Me këtë rast u tha se në një ditë kaq emblematike, në të cilën shënohet sakrifica më sublime për liri dhe pavarësi, nuk ka se si të mos përkujtohet secili hero e dëshmor që me rënien e vet heroike u bënë pjesë e themelit të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat