Ka filluar asfaltimi i rrugës së re në Kalabri në Prishtinë

Kosova

Ka filluar asfaltimi i rrugës së re në Kalabri në Prishtinë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:30
Foto

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar asfaltimi i rrugës së re në Kalabri në afërsi të stacionit, e cila ofron qasje për dy institucione të rëndësishme, përcjellë “Bota Sot”.

Postimi i plotë

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës së re në Kalabri në afërsi të stacionit, e cila ofron qasje për dy institucione të rëndësishme. Aty momentalisht po ndërtohet çerdhja e re e lagjes me bazë në komunitet si dhe brenda pak muajsh fillon ndërtimi i Qendrës së parë në Kosovë për Autizëm dhe Syndromën Down.

#prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat