Reçica ka pritur në takim kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin

Kosova

Reçica ka pritur në takim kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:27
Skender Reçica dhe Qëndron Kastrati

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin, me të cilin biseduan rreth politikave aktuale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Kamenicës dhe disa nga prioritetet e parapara për këtë vit, përcjellë “Bota Sot”.

Reçica përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se, u dakorduam për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Prita në takim sot kryetarin e Komunës së Kamenicës, z.Qëndron Kastrati.

Me z.Kastrati biseduam rreth politikave aktuale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Kamenicës dhe disa nga prioritetet e parapara për këtë vit. U dakorduam për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat