Besnik Tahiri jep lajm të mirë për komunat, miratohet ligji për dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale

Kosova

Besnik Tahiri jep lajm të mirë për komunat, miratohet ligji për dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:45
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri e ka quajtur si hapin më të madh në fuqizimin e komunave miratimin e ligjit për dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale.

Sipas Tahirit, ky ligj, e kthen pronën komunale në potencial zhvillimorë, në mudësi për invstitorët dhe në interes të publikut.

“Hapi më i madh në fuqizimin komunave dhe zhvillimit ekonomik lokal ndodhi sot!

Miratimi i Ligjit për Dhënin në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, është hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Komunat, kanë qenë të bllokuara nga procedurat dhe pamudësia për t’ju ofruar investitorët mundësi, madje ata nuk kanë arritur të akomodojnë zhvillimin e infrastrukturës bazike (shkolla; spitale; palestra sportive etj) në interes të publikut.

Ky ligj, e kthen pronën komunale në potencial zhvillimorë, në mundësi për invstitorët dhe në interes të publikut. Tashmë, komunat kanë duart e lira të negociojnë dhe të paraqesin para investitorëve mundësitë për investime. Ligji, i hapë mudësi ndër-veprimit të komunës me akterët lokal, qofshin ata ofrues të shërmbimeve për publikun në emër të komunës, shoqërinë civile dhe akterët tjerë.

Qeveria, ka hapur prespektivë të re në këtë fushë janë mbi 50 vendime për bartje të pronës në funksion të zhvillimit dhe interesit publik. Karshi kësaj, zonat zhvillomore janë kthyer në potencial për Investime shembulli i parkut inovativ Gjerman në Prizren dhe Parkut Zhvillimorë Amerikan në Gjakovë dhe zonat e zhvillimit në komuna janë jo vetëm mundësi por hapa të sigurt në zhvillimin e qëndrueshum ekonomik të komunave dhe vendit” shkruan Besnik Tahiri në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat