Reagon Komuna e Malishevës pasi mësuesi rrahu nxënësin më 7 mars

Kosova

Reagon Komuna e Malishevës pasi mësuesi rrahu nxënësin më 7 mars

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:06
Mësuesi duke rrahur nxënësin

Një mësimdhënës i një shkolle fillore në Malishevë, ka bërë një gjest skandaloz. Ai ka rrahur një prej nxënësve të kësaj shkolle dhe me dhunë e ka larguar nga ora.

Për këtë incident ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar nga drejtori i shkollës që të merren masat për ndriçimin e rastit.

“Sot në SHFMU “Afrim Krasniqi” në Bardh, ka ndodhur një incident në mes një arsimtari dhe një nxënësi, ku arsimtari e ka goditur nxënësin, së paku dy herë. Edhe në rrjetet sociale, është publikuar një video ku shihet veprimi i arsimtarit.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka reaguar menjëherë rreth kësaj ngjarje dhe ka kërkuar nga drejtori i SHFMU “Afrim Krasniqi” në Bardh, që të merr të gjitha masat për ndriçimin e rastit dhe veprimet tjera sipas detyrës”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat