Elezi: U ndërtua shkolla në fshatin Gurgurnicë nga mjetet e Ministrisë së financave dhe fondeve ndërkombëtare përmes MSIP

Kosova

Elezi: U ndërtua shkolla në fshatin Gurgurnicë nga mjetet e Ministrisë së financave dhe fondeve ndërkombëtare përmes MSIP

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:02
Shkolla në fshatin Gurgurnicë

Projekt per  përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP që po realizohet përmes Ministrisë së financave dhe me përkrahje të Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, janë ndërtuar shumë projekte e këtë e vërteton edhe ndërtimi i këtij tempulli i dijes i shumë pritur nga ana e banorëve të fshatit Gurgurnicë të komunës së Bërvenicës ku mësojnë mbi 250 nxënës, kështu ka deklaruar zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi gjatë vizitës që ka bërë në fshatin Gurgurnicë të komunës së Bërvenicës me rastin e lëshimit në përdorim të shkollës fillore në këtë fshat, projekt ky i financuar përmes MSIP.

“Dua të them se nga fillimi i këtij viti kemi një sukses të madh në realizimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, për mbi 3 milion euro janë investuar në ndërtimin e rrugëve lokale, ujësjellësve, tregjeve të gjelbërta, shkollave të fillore, ndërtesave të komunave në mbi 27 komuna në vend. Përmes këtij projekti dëshirojmë që në të gjitha komunat në vend të sigurojmë kushte më të mira për jetesë për gjithë qytetarët”, ka vlerësuar kështu zv.ministrja Elezi.

Ndryshe, shkolla në fshatin Gurgurnicë është ndërtuar pas 30 vite premtimesh ku përfundimisht ky fshat ka tashmë një shkollë shumë moderne dhe me kushte të mira për nxënësit. Gjithësejt për ndërtimin e shkollës janë ndarë 475.000 euro. Fondi total i projektit MSIP kap shumën prej 81.1 milion euro, përmes këtij projekti deri më tani janë përkrahur mbi 250 projekte kapitale në gjithë komunat e vendit, ndërkohë që bëhet fjalë kryesisht për projekte si kanalizime, çerdhe, shkolla etj.

Ministria e financave vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Botërore dhe Bashkimin Europian si partner strategjik në ndërtimin dhe përmiresimin e kushteve cilësore për qytetarët e vendit, përfundoi kështu zv.ministrja Elezi. Të pranishëm në këtë rast ishin dhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe euroambasadori Samuel Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat