Dita e gruas shënohet edhe në Obiliq

Kosova

Dita e gruas shënohet edhe në Obiliq

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:09
Dita e gruas shënohet edhe në Obiliq

Kuvendi komunal në Obiliq ka mbajtur seancën solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u tha se prioritet i komunës është avancimi dhe përkrahjen e gruas në shoqërinë tonë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, ka thënë se populli ynë gjithmonë ka nderuar dhe ka përkrahur gruan dhe intergimin e saj.

“Rruga drejtë arsimimit ishte e vështirë për të gjithë ne, sepse kaluam nëpër sfida të mëdha si komb e edhe çështja ekonomike e bënte akoma më të vështirë rrugëtimin drejtë zhvillimit. Si udhëheqës i komunës, prioritet kisha dhe do të kem edhe më tutje avancimin dhe përkrahjen e gruas në shoqërinë tonë. Në sektorin e arsimit komuna jonë nga nëntë shkolla fillore ka në udhëheqje katër shkolla me drejtor grua, ndërsa 78% të punësuara gra, sektori i shëndetësisë 66.3% të punësuara gra, Administrata komunale 45%, sektori në gjendjen sociale 50% të punësuara gra, dhe kuvendi komunal me 30% të punësuara gra, të nderuara, përmenda këto statistika jo për mburrje por për të ecur tutje me përkrahjen tuaj, me bashkëpunimin dhe me zhvillimin e vendit në përgjithësi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat