Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.
Haradinaj këtë, e ka quajtur lajm të madh ndërsa shton se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë së vendit.
‘Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.
Urime e me fat,’ ka shkruar Haradinaj.