Haradinaj: Emilja Redzepi i ka dhënë zë rolit të gruas në skenën politike

Kosova

Haradinaj: Emilja Redzepi i ka dhënë zë rolit të gruas në skenën politike

Nga: K.M Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:31
Kryeministri Haradinaj

Me anë të një postimi të tijin në Facebook, kryeministri Haradinaj ka uruar kryetaren e Partisë së Re Demokratike  Emilja Redzepin, me rastin e 10 vjetorit të themelimit të subjektit të saj politik.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebook

Partia e Re Demokratike (PRD) në krye me Emilija Redzepin, është një tjetër vlerë e pluralizmit dhe demokracisë në vend.

Sot mora pjesë në shënimin e 10 vjetorit të kësaj partie parlamentare, në nderim të rolit konstruktiv që kanë dhënë përfaqësuesit e saj në skenën politike kosovare.

Duke qenë se udhëhiqet nga një grua, Partia e Re Demokratike i ka dhënë zë, rolit të gruas në skenën politike dhe rolit të komuniteteve që jetojnë në vend.

Emilijas dhe kolegëve të saj, u urova suksese në punë dhe partneritet.

Urime!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat