Reçica për 8 Mars viziton gratë në Shtëpi të Pleqve

Kosova

Reçica për 8 Mars viziton gratë në Shtëpi të Pleqve

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:59
Skender Reçica

(E plotësuar) - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica për nder të 8 Marsit ka vizituar gratë e moshuara që janë duke banuar në Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Reçica tha se më e pakta që mund të bëjnë në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë në Kosovë është që t’i vizitojë këto gra dhe t’iu dhurojë nga një lule.

Reçica: Qëllimi i vizitës është që sot në Ditën e Gruas, në ditën e të drejtave të grave të urojmë këto zonja

“ Jemi sot në një ditë të veçantë ku ne vendosëm që për pak kohë të vijmë dhe të kalojmë kohën me nënat, gratë që janë banore të Shtëpisë së Pleqve. Qëllimi i vizitës është që sot në Ditën e Gruas, në ditën e të drejtave të grave të urojmë këto zonja, këto gra dhe motra tona që janë këtu për ditën e 8 Marsit sa do pak ndamë këto ditë feste për to dhe gëzimi bashkërisht”, tha ministri i Punës.

 Ai mes tjerash, bëri të ditur se gjitha kushtet për jetës  në këtë shtëpi janë plotësuar nga Ministria që ai drejton, dhe se në të ardhmen përkujdesi ndaj tyre do të jetë më në nivel.

Reçica: Ajo çka mbetet tek ne është që të vazhdojmë të rrisim përkushtimin ndaj këtyre banorëve që janë në këtë institucion

“ Më vjen mirë që gjitha këto shprehen një falënderim për kujdesin që stafi i këtij institucioni bëjnë për banorët. Ajo çka mbetet tek ne është që të vazhdojmë të rrisim përkushtimin ndaj këtyre banorëve që janë në këtë institucion. Unë besoj që jemi duke punuar që të rrisim kapacitetit që të ardhmen që akoma më shumë që përkujdesi të jetë në nivel”, shtoi ministri, Reçica.

Ndërsa, drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raza Aliçkaj tha se ndihet falënderuese ndaj ministrit për plotësimin e kushteve dhe këtë vizitë që sadopak, siç thotë ajo i gëzoi gratë e moshuara.

Të kënaqura me këtë veprim të ministrit u panë dhe vet banorët e që jetojnë në këtë Shtëpi të Pleqve.

Reçica vizitoi gratë në Shtëpinë e Pleqve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica për nder të Ditës së Gruas ka vizituar gratë e moshuara që janë duke banuar në shtëpinë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Prishtinë.

Ministri Reçica tha se më e pakta që mund të bëjnë në këtë ditë të veçantë është që t’i vizitojë këto gra dhe t’iu dhurojë nga një lule.

Ai mes tjerash, bëri të ditur se të gjitha kushtet për jetesë janë plotësuar nga ministria që ai drejton.

Ndërsa, drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raza Aliçkaj tha se ndihet falënderuese ndaj ministrit për plotësimin e kushteve dhe këtë vizitë.

Të kënaqura me këtë veprim të ministrit u panë dhe vet banorët e që jetojnë në këtë shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat