Reçica në  Shtëpinë e të Moshuarve, gruaja është simbol i sakrificës

Kosova

Reçica në  Shtëpinë e të Moshuarve, gruaja është simbol i sakrificës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:52
Skender Reçica

Ministri i Punës  dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, përcjellë "Bota Sot".

Ai pëmes një postin në Facebook, ka shkruar se, "gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është oblligim i gjithësecilit nga ne si pjesë e shoqërisë".

Postimi i plotë:

Të gjitha grave, nënave dhe motrave, Urime 8 Marsi, Dita e Gruas!

Në këtë ditë të shënuar për gruan, sot kalova pak çaste në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me rezidentet gra në këtë shtëpi.

Gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është oblligim i gjithësecilit nga ne si pjesë e shoqërisë.

Le të shërbejë kjo ditë për rritje të përpjekjeve për avancim të të drejtave të grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat