Parashikimi i motit për nesër

Kosova

Parashikimi i motit për nesër

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në do të ketë reshje shiu, kurse temperaturat maksimale do të arrijnë në 19 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme. Të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat