Një vit nga vrasja e dy vëllezërve që tronditi Malishevën

Kosova

Një vit nga vrasja e dy vëllezërve që tronditi Malishevën

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:43
Shani e Bahri Maloku

Sot janë bërë një vjet nga krimi i rëndë që tronditi banorët e Malishevës.

Dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, u vranë me armë zjarri në shtëpinë e tyre në Plloqicë të kësaj komune.

Njëri vdiq në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë, ndërsa, tjetri në QKUK në Prishtinë.

Për këtë vrasje, Policia e Kosovës arrestoi dy persona, Besim dhe Blerim Malokun, kushëri të viktimave.

Prokuroria po e akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Një gjykim që u mbajtë me 18 janar të këtij viti për të dy të akuzuarit, avokati mbrojtës i të akuzuarit Besim Maloku kundërshtoi aktakuzën ndaj klientit të tij duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.

Mirëpo, prokurori i këtij rasti Agron Matjani, ka thënë se aktakuza ka mbështetje në prova të mjaftueshme që Besim Maloku ka kryer veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018 në fshatin Plloqicë të Malishevës, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Gjemajl dhe Afrim Malokut.

Kujtojmë që i ndjeri Shani Maloku, 44 vjeçar kishte qenë pjesëtar i FSK-së, i martuar dhe prind i katër fëmijëve. Ndërsa, Bahri Maloku, 33 vjeçar përveç gruas ka lënë pas edhe dy fëmijë.

Ende nuk dihet motivet e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat