VV thotë se vota e asamblistit të LDK-së u manipulua nga Komuna e Podujevës

Kosova

VV thotë se vota e asamblistit të LDK-së u manipulua nga Komuna e Podujevës

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:06
Qëndrim Softolli

Qëndrim Softolli nga LDK, nuk u pa te ngriste dorën kur po votohej në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Megjithatë, vota e tij u numërua si pro pozitës, në seancën që po votohej pro ose kundër vendosjes së njehsorëve të rrymës në shtyllat elektrike.

Kështu po pretendon opozita në këtë komunë.

Fitim Haziri nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se rezultati i këtij votimi u manipulua për një votë.

Për këtë arsye, sipas tij, propozimi i tyre nuk u miratua.

E vet protagonisti i kësaj ngjarje, thotë që ai abstenoi.

Megjithatë sipas tij, ka mundur të jetë një gabim teknik në numërimin e votave.

Kurse në Komunën e Podujevës, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se procesi i votimit ishte i rregullt dhe transparent.

E kundër vendosjes së njehsorëve lartë në shtyllat elektrike, janë edhe vetë banorët e Podujevës.

Ata thonë që kjo gjë, po ua pamundëson te kenë qasje në gjendjen e njehsorëve të tyre.

Ndërkohë, ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, është pranuar për shqyrtim edhe nga Avokati i Popullit me pohimin se është bërë shkelje e të drejtave dhe lirive themelorë të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat