Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Demokraci Plus (D+) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova), me përkrahje të Ambasadës së Britanisë në Prishtinë, organizojnë tryezën për Integritetin në ATK. (Hotel ‘Sirius’, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe NED, mban tryezën me temë: “Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin”/ “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?” (Hotel ‘Emerald’, Prishtinë, ora 10:00-12:35)

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media. (OEK, ora 10.00) Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, takim me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, me të cilën do të bisedojnë për fondet e IPA-s në fushën e mjedisit. (Kabineti i ministrit Matoshi, kati 17, ish-objekti Rilindja, ora 10:00) 

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të investitorëve amerikanë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00, vetëm pamje) 

Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë së LDK-së mban manifestim në 29-vjetorin e themelimit. (Hotel ‘Sirius’, ora 12.00)

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Agroproductin organizojnë ceremoninë hyrëse me rastin e hapjes së impiantit të ri, pjesë e projektit "Përmirësimi i industrisë së erëzave dhe frutave të malit". (Sinajë, Komuna e Istogut, ora 12.00)

Përurohet libri “Fitorja diplomatike – Kujtime nga përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” i autorit Sabri Kiçmari. (Fakulteti Filozofik i Universitetit “Hasan Prishtina”, Salla Nr. 14, ora 12.00) 

Nën përkujdesjen e ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 20-vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të Kombit organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl  Berisha” në Prizren, ora 12.00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton për formimin e grupeve punuese për monitorim të ligjeve dhe gjendja në arsim në gjysmëvjetorin e dytë. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00) 

Admovere në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar për Paqe, Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Institutin Renner dhe Friedrich Ebert Stiftung organizojnë panelin e diskutimit: “Gjeneratat e reja për Ballkanin 2030: drejt alternativave të reja”. ( Libraria Dukagjini, Prishtinë, ora 18.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat