MZHE ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik

Kosova

MZHE ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me synim të përmirësimit të ndriçimit publik.

Memorandumi parashikon që MZHE të ofrojë përkrahje prej 67 mijë euro për Komunën e Kamenicës me qëllim të përmirësohet ndriçimi publik, ndërsa Komuna e Kamenicës do të ofrojë 7 mijë euro për këtë projekt.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi synohet krijimi i mundësive për implementimin e pilot projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”.

Ndryshe, memorandumi i bashkëpunimit është pjesë e zbatimit të Planit Nacional për Efiçiencë të Energjisë, e që kontribuon në përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat