Kodra: Mësimdhënësit në Kaçanik u vonuan në mësim, drejtori i mbylli me çelës

Kosova

Kodra: Mësimdhënësit në Kaçanik u vonuan në mësim, drejtori i mbylli me çelës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:14
Kaçanik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Basr Kodra ka thënë se në një shkollë të Kaçanikut drejtori i ka mbyllur në zyre ngase ishin vonuar për në orë.

Postimi i tij i plotë

Ngujimi i arsimtarëve

Siç merret vesh, sot në Shkollën e Mesme të Ulët, “Emin Duraku”, në Kaçanik, paska ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe shumë e çuditshme, me ç’ rast drejtori i shkollës, siç thuhet nga dëshmitarë të ngjarjes, i revoltuar pse arsimtarët nuk janë nisur për në orën e mësimit me kohë, ua ka kyçur atyre derën duke i lënë të ngujuar brenda rreth dhjetë arsimtarë për rreth 30 minuta!

Nuk e di krejt se si do të jenë ndier këta arsimtarë gjatë kohës së ngujimit të dhunshëm, si do ta kenë përjetuar këtë privim të së drejtës së tyre për të lëvizur lirisht si dhe për të mbajtur mësim sipas orarit, qoftë edhe me ndonjë parregullsi, siç mund të jetë shkuarja me vonesë për një, dy apo edhe disa minuta, për të cilat parregullsi parashihen masa përkatëse disiplinore sipas ligjeve në fuqi, ndër të cilat nuk ma merr mendja kurrsesi se do të jetë futur edhe ngujimi i dhunshëm; gjersa po çuditem se si paskan qëndruar aq gjatë, gjitha ata arsimtarë të mbyllur ashtu me një sallë!

Po dua të them: qysh nuk paska qëlluar brenda një Arif Sinan, e me t’ia qitë derën me gjithë bagllamë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat