Vëllai i dëshmorit Beqir Qufaj, ia vë emrin djalit të tij Daut Haradinaj, në shenjë respekti për gjeneralin

Kosova

Vëllai i dëshmorit Beqir Qufaj, ia vë emrin djalit të tij Daut Haradinaj, në shenjë respekti për gjeneralin

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2019 Në ora: 07:40
Vëllai i dëshmorit Beqir Qufaj me Daut Haradinajn

Vëllai i dëshmorit Beqir Qufaj, Shqiprimi, ia ka vënë emrin djalit të tij të posalindur Daut Haradinaj, në shenjë respekti për gjeneralin.

Shqiprimi ka shkruar se s’do t’i harroj kurrë ata që dhanë gjakun për lirinë që sot e gëzojmë.

Description: ? Description: ?? Description: ? Ju dhat Gjakun Qe sot #biri Im ta gzoj Lirin #Gjeneral #Daut’#Haradinaj Sdo Ta harroj Kurr as Vllaut tim Te ndjerit #Beqir #Qufaj Sot me 11.03.2019 ja Vura Emrin Tend #Gjeneral Daut‘Haradinaj.Shqiprim Qufaj Let gezoj ket emer te madh urime kosov Trimi Ri ( Description: ?? #Daut‘#Haradinaj.#Shqiprim #Qufaj Description: ?? SH.Qufaj”, ka shkruar ai, përcjellë “Bota sot”.

ImageBiografia e dëshmorit Beqir Qufaj:

Dëshmori Beqir Qufaj, u lind më 14 qershor 1977, në fshatin Prejlep të komunës së Deçanit. Prindërit Haxhi Beqir Qufaj dhe Sanije Binak Hoxhaj-Qufaj, bijë e Cërmjanit të Gjakovës, i lindën dhe i rritën gjashtë fëmijë, tre djem e tri vajza: Antigonën, Beqirin, Arditën, Egzonën, Arbenin dhe Shqipërimin. Beqiri ishte djali i madh i familjes, i cili edhe e kishte trashëguar emrin e gjyshit. Shkollën fillore Beqiri e kreu në sh. f. “Sylejman Vokshi” në Prejlep, ndërkaq të mesmen, gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ai ishte njëri ndër djemtë e parë të fshatit Prejlep, i cili menjëherë pas betejës së 24 marsit 1998, u mobilizua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shtabin Rajonal të UÇK-së në Gllogjan. Më 12 prill 1998, së bashku me 24 shokë të idealit, ai shkoi në Shqipëri për t’u furnizuar me armë e municion. Një javë më vonë u kthye në Kosovë së bashku me grupin prej rreth katërqind luftëtarëve të armatosur me pajisje luftarake, që u takonin trevave të ndryshme të Kosovës dhe po hynin nga Shqipëria për të luftuar në frontin e luftës në Kosovë. Duke parë aftësitë luftarake që kishte treguar Beqiri, komanda e emëroi komandant skuadre. Deri në rënien e lavdishme, Beqiri u dallua në betejat dhe luftimet e zhvilluara kundër forcave pushtuese ushtarako e policore serbe. Këso kohe vija e frontit në fshatin Prejlep të Deçanit, ishte njëra ndër pozicionet më të forta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për herë të parë në Kosovë, në muajin maj 1998, njësitet e UÇKsë pikërisht në fshatin Prejlep bllokuan rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë, që nga Prejlepi deri në fshatin Rastavicë, ku njësitet e UÇK-së i vendosën pengesat dhe pamundësuan qarkullimin e forcave serbe në këtë segment rrugor. Ato nuk arritën ta thyejnë rezistencën e luftëtarëve të lirisë për tri javë rresht. Në këtë rezistencë mori pjesë edhe luftëtari Beqir Qufaj. Me 4 qershor 1998, forcat serbe ndërmorën një ofensivë të gjerë kundër poziconeve të UÇK-s në Prejlep, duke granatuar me artileri të rëndë nga Podi i Gështenjave, Suka e Baballoçit, Kodra e Prejlepit, etj., dhe njëkohësisht duke tentuar të depërtojnë në pozicionet e UÇK-së, me trupa të shumtë të këmbësorisë. Luftimet vazhduan edhe të nesërmen. Më 5 qershor 1998, rreth orës 10 e 30, në vijën e parë të frontit, ku po luftonte e qëndronte me bashkëluftëtarët e tij, luftëtari Beqir Qufaj mori plagë vdekjeprurëse nga predha e snajperit të armikut. Atë ditë pozicionet e UÇK-së në këtë fshat u sulmuan me artileri të rëndë e nga këmbësoria e ushtrisë jugosllave, nga drejtimi i Gjakovës dhe ai i Deçanit, si dhe u bombarduan me aeroplanë ushtarakë. Beqirin të plagosur e tërhoqën nga vendluftimi, bashkëluftëtarët Yll Morina (dëshmor) dhe Daut Haradinaj, të cilët nën breshërinë e plumbave e dërguan deri në spitalin ushtarak në Irzniq, ku përkundër përpjekjeve të mjekëve, Beqiri nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda, duke u ndarë nga jeta pa i mbushur 21 pranvera. Të njëjtën ditë ranë dëshmorë edhe bashkëluftëtarët e Beqirit, Gazmend Lokaj e Jeton Dabiçaj, ndërsa u plagosën rëndë Qëndrim Qufaj, Riza Qufaj, etj.

ImageNdonëse forcat serbe më 5 qershor arritën të zhbllokojnë rrugën magjistrale, ndonëse filluan rrënimin e mureve e shtëpive bri rrugës me eskavatorë, megjithatë forcat e ripozicionuara të UÇK-së asnjëherë nuk u thyen. Krahas luftëtarëve prejlepas në këtë vijë të frontit dhanë kontribut të jashtëzakonshëm edhe luftëtarët e devotshëm të UÇKsë Yll Morina, Përmet Vula, e Elton Zherka nga Gjakova, Lulëzim Morina nga Martirasi i Lypjanit, më pas komandant i kësaj vije të frontit e shumë të tjerë. Trupi i dëshmorit Beqir Qufaj u varros më 6 qershor 1998, në Dashinoc, ndërsa pas përfundimit të luftës, më 3 shtator 1999, u rivarros me nderime të larta ushtarake e popullore në Varrezat e Dëshmorëve të kombit në Prejlep. Familja e dëshmorit Beqir Qufaj është nderuar me mirënjohje të shumta për djalin dhe vëllanë dëshmor, si nga Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, Qeveria e Përkohshme e Kosovës – Ministria e Mbrojtjes, Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Komuna e Deçanit, etj. Dëshmorit Beqir Qufaj dhe dëshmorëve të tjerë të Prejlepit u janë kushtuar dhjetëra këngë nga rapsodët shqiptarë. Heroizmi i dëshmorit është përjetësuar me shkrime përkujtimore e në monografi të ndryshme. Në shenjë nderimi të përjetshëm, në vendin e rënies, dëshmorit Beqir Qufaj i është ngritur pllaka përkujtimore. Në prill të vitit 2012, në vendlindjen e tij, në Prejlep është përuruar Kompleksi Memorial për Dëshmorët e Prejlepit, në shenjë kujtimi e nderimi të përjetshëm, në të cilin është përjetësuar dëshmori Beqir Qufaj dhe katërmbëdhjetë dëshmorët e martirët e tjerë të fshatit Prejlep. (F. R.)
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat