“Niveli i ujit në liqenin e Bakllavës është 4 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 4.2 metra nën kuotën maksimale. Niveli ne Liqenin e Badovcit është 4.2m nen nivelin maksimal. Krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë 12 mars 2018, të dyja liqenet ishin në nivelin kapërderdhës, pra mbi kuotën maksimale.Pothuajse nga gjysma e vitit të kaluar e deri më tash kemi mungesë të reshjeve atmosferike dhe po të mos ishte marrja e ujit nga liqeni i Ujmanit, nivelet e tanishme do të ishin dukshëm më të ultë”, thuhet në komunikatë.
Megjithatë ujësjellësi thotë se pavarësisht kësaj situate ka plane konkrete për menaxhimin e thatësirës dhe në varshmëri të niveleve parashikohen edhe hapat që duhet te merren për menaxhimin e situatave në akumulacione dhe burime nëntokësore në vitet me thatësira që vijnë si rezultat i ndryshimeve klimatike në tokë.
KRU Prishtina, bën thirrje që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por ai duhet kursyer pikë për pikë!
“Hapat që ne ndërmarrim sot për kursim të ujit, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, më poshtë gjeni bashkëngjitur disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a.
- Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
- Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
- Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
- Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
- Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
- Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,
- Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
- Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
- Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.
- Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë”, theksohet në fund të komunikatës.