”Shkolla e Shekullit 21”, projekt që avancon të rinjtë e Kosovës - Bota Sot
”Shkolla e Shekullit 21”, projekt që avancon të rinjtë e Kosovës

Kosova

”Shkolla e Shekullit 21”, projekt që avancon të rinjtë e Kosovës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:19
”Shkolla e Shekullit 21”, projekt që avancon të rinjtë e Kosovës

Është lansuar programi “Shkolla e Shekullit 21”, përmes të cilit nxënësit e shkollave në Kosovë do u jap aftësi më të mëdha në aspektin e mendimit kritik, dhe mundësi më të mëdha që të jenë më konkurrent në tregun e punës.

Këtë program e ka mirëpritur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i cili tha se përmes shkathtësive që të rinjtë marrin në këtë projekt nuk përmirësohet vetëm e ardhmja e të rinjve,  por edhe e vendit.

I pari i arsimit në Kosovë po ashtu tha  se përmes këtyre pajisjeve digjitale  po krijohen një ditë në sistemin arsimor dhe po ashtu  mundësi për aftësi më të mira për tregun e punës.

Bytyqi: Këto shkathtësi janë mundësia më  e mirë për të rinjtë e Kosovës

“Konsideroj se shkathtësitë, të cilat tashmë po u ofrohen me një projekt siç është ‘Shkolla e Shekullit 21’ është mundësia më e mirë, është pajisja më e mirë me shkathtësitë e nevojshme që të rinjtë tanë të përgatiten jo vetëm për të ardhmen e tyre, por të përgatiten për të ardhmen e vendit. Duke parë që ky projekt me një rëndësi të veçantë për sistemin arsimor dhe për të rinjtë tanë po ofron tri elemente kyçe për t’i pajisur të rinjtë me shkathtësi siç është mendimi kritik një praktik e re në mësimdhënësi dhe mësimnxënsie”, u shpreh Bytyqi.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell u shpreh se “Shkolla e Shekullit 21” është investimi më i madh që shteti prej nga ai vjen ka investuar në arsimin në Kosovë.

Sipas tij përmes këtij programi të rinjtë kosovar do kenë mundësi të marrin shkathtësi digjitale, zgjedhje të problemeve komplekse që çojnë drejt një shoqërie të shëndoshë.

O’Connell: Ky program ka qëllim të përmirësoj cilësinë e arsimit

“Është një program ambicioz që ka për qëllim të përmirësoj cilësinë e arsimit për nxënësit e moshës 10 deri 15 vjet në tërë vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën. Është investimi më i madh nga Britania në arsim në Ballkan me vlerën më shumë se 10 milionë funta. Kjo tregon se sikur ka qenë në të kaluarën do jetë në ardhmen që Britania do të vazhdoj të investoj për një të ardhme më të ndritshme, më të suksesshme, më prosperuese për të gjithë në Ballkan”, tha O’Conell.

Për të marr pjesë në lansimin e këtij programi nga Mbretëria e Bashkuar kishte ardhur edhe drejtori i Edukimit për Evropën e Gjerë në British Council,  Richard  Evertit i cili tha se edhe pas 20 viteve British Council po vazhdon që Kosovën ta mbështes në fuqizim të fushës së arsimit.

Evertit: Është sfidues por është edhe investim i madh në fushën e arsimit

“Është shumë e rëndësishme për mua edhe ekipin tim që për shkak të pjesëmarrjes të madhe të të rinjve edhe kjo është një mundësi e madhe për të udhëhequr me trajnime dhe shkathtësi të duhura. Është sfiduese mirëpo mendoj që ky është investimi më i madh që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë në arsim”, ka shtuar Evertit.

Një projekt të tillë e kanë mirëpritur shumë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e 10 shkollave që ishin përzgjedhur të jenë pjesë e programit.

 Aurita Drainca nga shkolla fillore” Halil Alidema”,  nga Pozharani i Vitisë u shpreh se fal këtij projekti ata kanë mësuar për pajisjen mikro.bit, përmes të cilët ata kanë mësuar edhe kodimin e gjërave të ndryshme.

Ajo konsideron se edhe vajzat mund të jenë programere të suksesshme në të ardhmen.

Drainca: Me mikro.bit mund të kodojmë gjëra të ndryshme

“Me mikro.bit mund të kodojmë gjëra të ndryshme ku edhe kemi pasur qasje të gjithë nxënësit e shkollës fillore...mendoj që përdorimi i mikro.bit është edhe për vajza edhe për djem...me punua me mikro. Bit nuk është edhe shumë vështirë  vetëm duhet vëmendje dhe punë“, ka thënë kjo nxënëse.

Mësimdhënësi i po kësaj shkolle, Arbër Frangu ka treguar se mikro.bit ka mundësi të përdoren të shumë mënyra varësisht prej lëndëve.

Ai thotë se përmes përdorimit të kësaj pajisje avancimi i të rinjve për tregun e punës është më i madh.

Frangu: Mikro.bit mund të përdoret në shumë mënyra

“Mikro.bit ka mundësi të përdoret në shumë mënyra, qëllimi kryesor është që me qenë mësimi atraktiv dhe me zhvillua inteligjencën e nxënësve. Mikro.bit ka mundësi të përdoret në shumë lëndë në Kimi, Matematik, Fizik, dhe varësisht prej lëndës edhe arsimtarët e përdorin për nevoja të ndryshme...Për arsye se teknologjia informative e dimë që është ndoshta kryesorja për momentin në tregun e punës dhe realisht nëse nxënësit përgatiten më herët, kanë mësim të gatshëm për tregun e punës më herët”, theksoi ky mësimdhënës.

Program “Shkolla e Shekullit 21” kap vlerën e 10 milionë funtave dhe do zgjasë tre vjet, ku do t’u ofrojë mbi një milion nxënësve të moshës 10-15 vjeç, nga Ballkani Perëndimor, shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...