Haradinaj takohet me kryetarin e Hanit të Elezit

Kosova

Haradinaj takohet me kryetarin e Hanit të Elezit

Nga: Z.B. Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:48
Ramush Haradinaj dhe Rufki Suma

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, përcjell “Bota sot”.

Au përmes një postimi ka shkruar se, Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit, dhe në këtë aspekt do të ndikojë edhe miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale.

Postimi i plotë:

Nga kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, u njoftova sot për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë. Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit, dhe në këtë aspekt do të ndikojë edhe miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat