Malishevën shumë shpejt pritet ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko- ushtarak nga Zvicrra

Kosova

Malishevën shumë shpejt pritet ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko- ushtarak nga Zvicrra

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:44
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, priti në takim Njësinë e LMT-së në Malishevë të përfaqësuar nga L.Sutter.

Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë si gjithherë për takime të rregullta me Njësinë e LMT-së në Malishevë, si nga e kaluara por edhe tash, dhe ju ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen, për një shkëmbim temash të ndryshme me interes për qytetarët malishevas.

Kurse përfaqësuesit nga Njësia e LMT-së në Malishevë, njoftuan Kryetarin Begaj me planin dhe objektivat që kanë dhe po punojnë për një të ardhme të afërme, brenda këtij viti, Malishevën ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko-ushtarak të shtetit Zvicrran, me qëllim të njohjes, bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të ndërsjellt.

Në fund u pajtuan të fillojnë parapërgatitjet për këto vizita si nga komuna ashtu edhe nga Njësia e LMT-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat