Pantina: Duhet t'i emërojmë anëtarët e bordeve për të cilat është përgjegjës Kuvendi

Kosova

Pantina: Duhet t'i emërojmë anëtarët e bordeve për të cilat është përgjegjës Kuvendi

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:09
Deputetja e PSD-së Shqipe Pantina

Edhe Partia Socialdemokrate i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi, që sa më parë të bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Deputetja e PSD-së Shqipe Pantina, tha se i mbështesin të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare që janë deklatuar lidhur me këtë çështje.

“PSD mbështet kërkesat dhe deklarimet e të gjitha grupeve parlamentare këtu, për funksionalizimin e KQZ-së. Si Kuvend, duhet të bëhemi më të përgjegjshëm dhe ti emërojmë në kohë anëtarët e bordeve për të cilat jemi përgjegjës. I bëjmë thirrje presidentit që të bëjë emërimin dhe të funksionalizohet sa më parë KQZ. Nëse ai nuk i emëron dhe një vendim i tillë duhet në një formë apo tjetër të merret nga KQZ, natyrisht ne do ta mbështesim atë. Thirrje presidentit ti emërojë anëtarët e KQZ-së bazuar në kushtetutë dhe ligj”, tha Patina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat