FSK mban operacionin fushor Ujku 02/19

Kosova

FSK mban operacionin fushor Ujku 02/19

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:50
FSK në një konferencë për media

Batalioni i dytë i Brigadës për reagim të shpejtë i FSK-së do të mbajë në muajin qershor ushtrimin fushor Ujku 02/19, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së komunës së Rahovecit.

Në një konferencë për media të udhëhequr nga nënkolonel Astrit Haliti, Komandant i batalionit të dytë, ka bërë të ditur se ushtrimi fushor Ujku 02/19 për herë të parë do mbahet në Rahovec, duke përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe agjencioneve të tjera.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka ofruar mbështetjen të plotë që ky ushtrim të jetë sa më suksesshëm.

Në muajt në vazhdim, prill dhe maj do të organizohen konferencat tjera për planifikimin përfundimtar dhe caktimin e ngjarjeve dhe lokacioneve kryesore që do të ndodhin gjatë këtij ushtrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat