Suhareka obligon çdo biznes apo institucion ta pastrojë hapsirën publike para objektit

Kosova

Suhareka obligon çdo biznes apo institucion ta pastrojë hapsirën publike para objektit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:12
Kouna Suharekes

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se, secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapsirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit, përcjellë "Bota Sot"

Postimi i plotë:

Secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapsirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëreses.

Gradualisht ne do të kemi hapa konkret për ruajtjen e ambientit, i cili është i të gjithëve.

Me respekt
Bali Muharremaj

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat