Nis pastrimi i bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërtimore

Kosova

Nis pastrimi i bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërtimore

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:36
Pastrimi i bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërtimore

Let’s Do It Kosova ka filluar një aksion për pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërimore, që janë bërë shkaku i rrënimit të objekteve.

Nga lokacioni i parë janë larguar katër kamionë me mbetje ndërtimore, derisa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu këtë aktivitet e kanë përkrahur edhe inspektorati qëndror si dhe Komuna e Podujevës, njofton Let’s Do It Kosova.

Let’s Do It Kosova do të vazhdojë edhe ditëve të tjera edhe me lokacione tjera tek Liqeni i Batllavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat