Mbi 50 përqind janë rritur ankesat për tarifa ndaj bankave komerciale

Kosova

Mbi 50 përqind janë rritur ankesat për tarifa ndaj bankave komerciale

Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Mbi 50 përqind janë rritur ankesat ndaj bankave komerciale për shtrenjtimin e tarifave për shërbimet bankare.

Kështu është thënë sot në diskutimin rreth rolit të Bankës Qendrore të Kosovës në fushën e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se vend të rëndësishëm kanë zënë aktivitetet, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e Konsumatorit të shërbimeve financiare, duke u fokusuar në dy shtyllat kryesore të mbrojtjes së Konsumatorit: shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve dhe edukimi financiar.

Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së, Mehmeti tha se gjatë këtyre viteve ka ndikuar që vendi të ketë një sistem financiar modern dhe të shëndoshë, i cili me shumë sukses po realizon rolin e tij të ndërmjetësimit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Mehmeti: BQK ka organizuar aktivitete mbrojtëse për konsumatorët

“Duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtës së konsumatorit, Banka Qendrore e Kosovës ka organizuar aktivitetet  mbrojtëse së konsumatorit në dy shtylla kryesore që përbëhen nga shqyrtimi I ankesave te konsumatorëve dhe nga edukimi financiar. Përmes shqyrtimit të ankesave, BQK synon sigurimin e zbatimit të të gjitha të drejtave dhe detyrimeve kontraktuale ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve, në rastet kur klientët konsiderojnë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Mehmeti.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala tha se mbrojtja e konsumatorit paraqet obligim institucional dhe MTI është zotuar që të përmirësoj pozitën e konsumatorit.

Shala: MTI është zotuar që të vazhdoj përmirësimin e pozitës së konsumatorit

“Ministria e Tregtisë dhe Indutrisë ëshët zotuar që të vazhdoj të përmiërsoj pozitën e konsumatorit, gjithashtu përmes përditësimit të legjislacionit si dhe ngritjes së bashkëpunimit me të gjitha organet përgjegjëse që rregullojnë ofrimin e shërbimeve financiare. Prandaj, për të drejtat e konsumatorit si obligim ligjor dhe moral, një rol mjaft të rëndësishëm paraqet edhe adresimi I mirëfilltë I shqetësimeve të konsumatorit në relacion më shërbimet financiare”, tha Shala.

Petrit Balija nga Shoqata e Bankave tha se megjithëse ka një rritje të ankesave, kjo sipas tij, mund të konsiderohet pozitive për nivelin e edukimit.

Balija shtoi se do të marrin masa për këto ankesa, meqë ëshë shumë prej tyre janë shqyrtuar nga BQK.

Balija: 14 mijë e 500 ankesa për banka, institucione mikrofinanciare dhe jo bankare

“Nëse i shohim statistikat tek ankesat e bankave ose institucioneve financiare në përgjithësi shihet që ka një numër më të madh të ankesave që po zgjidhet pikërisht në institucionet bankare. Do të thotë kishim diku 14 mijë e 500 ankesa të cilat janë adresuar në institucionet bankare, mikrofinanciare dhe ato jo bankare, ndërsa vetëm 500 të cilat kanë kaluar tek Banka Qendrore, që do të thotë se pjesa më e madhe është zgjidhur me marrëveshje ose në institucionin financiar”, tha Balija.

Për avancimin e kornizës ligjore, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha se korniza  rregullative ligjore duhet t’i përshtatet edhe shërbimeve për qytetarët ose konsumatorëve që të jenë më të mbrojtur.

Për sa i përket këtij sektori, Mazreku tha se është një numër vogël i ankesave për sektorin e sigurimeve.

Mazreku: Raporti i ankesave në raport me numrin e kontratave është I vogël

“Sipas shifrave zyrtare raporti i ankesave në raport me numrin e kontratave është I vogël, edhe nëse flasim me shifra në raport me vitin 2017 sa ishin rreth 850 mijë kontrata dhe rritja prej 5. 3 përqind në 2018 në rreth 1.1 milionë kontrata dhe numri prej 395 ankesave tregon që është një numër I vogël, si dhe tregon që vetëdija e qytetarëve është rritur”, theksoi Mazreku.

Edhe Arsim Bruqaj drejtor i ekzekutiv për institucionet mikrofinanciare të Kosovës ka folur për numrin e ankesave që janë parashtruar për institucionet mikrofianciare, për të cilin sektor janë paraqitur ankesa të shumta.

Në këtë diskutim është bërë prezantimi i mënyrës së shqyrtimit të ankesave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare në BQK dhe në institucionet financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat