“Burdushi” iu drejtohet qytetarëve pas lirimit nga paraburgimi

Kosova

“Burdushi” iu drejtohet qytetarëve pas lirimit nga paraburgimi

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:26
Hysri Peqani “Burdushi”

Hysri Peqani “Burdushi”, është liruar nga paraburgimi ku ka qëndruar për 4 muaj nën akuzën për mashtrim. Menjëherë pas lirimit, “Burdushi” iu është drejtuar qytetarëve me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

Në këtë video, ai thotë se do të paraqitet një herë në javë në stacionin  policor dhe se ka shprehur bindjen se drejtësia do të jetë në anën e tij.

Ai i ka falënderuar të gjithë miqtë e tij që janë kujdesur për të duke i shkruar e vizituar, duke iu thënë se me kohë do ta kuptojnë drejtësinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat