Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Në ditët e fundjavës fusha anticiklonike me masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot stabil, të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Mot kryesisht me diell do të mbajë edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë një front i ftohtë pritet të kaloj mbi rajon, ku do të sjellë vranësira dhe mundësi për të reshura shiu, si dhe rënie të temperaturave.

16.03 – Butë, pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.

17.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

18.03-19.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

20.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C. Ditën e mërkurë pritet të zbresin deri në 10C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 4-11m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat